Konfirmohet: Gerhard Progni kthehet në Kategorinë Superiore

Konfirmohet: Gerhard Progni kthehet në Kategorinë Superiore

13:33, 24/01/2017

Gerhard Progni është goditja e madhe e Teutës në merkaton e janarit. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Gugash Magani konfirmoi marrëveshjen me mesfushorin tropojan.

“Po, sapo mbyllëm bisedimet me Prognin dhe mund t’ju konfirmoj se është lojtar i Teutës për pjesën e mbetur të sezonit. Nesër (sot) do të firmosi dhe do të nisi stërvitjen”, – ka thënë Magani.

Ndërkohë, pas një dite pushim të akorduar nga trajneri, ekipi i Teutës u është rikthyer përgatitjeve, ku pasdite kanë kryer një seancë. Stafi teknik ka punuar më shumë me lojtarët në kontrollin e topit, si dhe përvetësimin e disa skemave. Më pas trajneri e ka ndarë ekipin në disa grupe dhe ka punuar rreth saktësisë në pasim dhe presionit të vazhdueshëm që skuadra duhet të ushtrojë ndaj kundërshtarit.

Në stërvitje ka qenë i gjithë grupi i lojtarëve, pasi në stërvitje kanë qenë edhe Papa së bashku me Çyrben dhe Beqja, të cilët i kanë kaluar plotësisht dëmtimet. Portieri Kastrati vijon të jetë i grumbulluar me ekipin e Shpresave, ndërsa Sykaj duket se po integrohet lehtësisht me grupin. Në stërvitjen e djeshme me skuadrën ishin edhe dy lojtarët e huazuar tek ekipi i Besës, Dajan Shehi dhe Mara, të cilët sot do t’i bashkohen ekipit kavajas dhe do të vihen nën urdhrat e Ahmatajt.

Risia e Maganit në stërvitje ishte vendosja në fushë e sulmuesit nga Mozambiku, Faizal Bangal. Trajneri peqinas edhe në ndeshjet miqësore e ka aktivizuar afrikanin si mesfushor dhe jo në sulm, siç e kemi parë në dy fazat e para. Kjo lëvizje bëhet për t’i dhënë më shumë mundësi që të lëvizë.

Ndërsa, për afrimet që priten, ndoshta do të bëhen zyrtare sot, pasi edhe trajneri Magani ka kërkuar që t’i ketë përpara ndeshjes me Tiranën. Koha e shkurtër dhe rifillimi i kampionatit kanë bërë që trajneri t’i kërkojë me ngulm këto ndërhyrje, pasi do t’i përgatisë për fillimin e kampionatit kundër Tiranës./ Panorama Sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco