VIDEO/ David Beckham rikthehet te PSG-ja

VIDEO/ David Beckham rikthehet te PSG-ja

12:27, 24/01/2017

Legjenda e Britanisë së Madhe, David Beckham është kthyer në Francë për të vizituar ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain dhe për të takuar ish-bashkëlojtarët e tij.

41-vjeçari është kthyer në kryeqytetin francez për të kryer një intervistë me kanalin televiziv të klubit, por ai gjithashtu mori kohë për të vizituar ambientet e ish-klubit të tij.

PSG ka publikuar fotot e Beckham, me numër 32 të njëjtin numër që kishte veshur në PSG kur luante, me mbishkrimin "Mirë se vini përsëri Davidin".

Ish kapiteni i Anglisë luajti për PSG në vitin 2013, klubi e tij të fundit para se t’i jepte lamtumirë me lot në sy futbollit aktiv.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco