Transferimi i Messit, Stefano Pioli kundër pronarëve kineze: Mos u tallni!

Transferimi i Messit, Stefano Pioli kundër pronarëve kineze: Mos u tallni!

12:57, 23/01/2017

Trajneri i Interit, Stefano Pioli ka folur për temën më të nxehtë atë të merkatos dhe transferimin e mundshëm të Lionel Messit.

Në një intervistë për "Radio Rai 1", Pioli i bëri thirrje drejtuesve të Interit mos tallen me tifozët zikaltër duke i mbajtur në ankth për transferimin e Messit i cili sipas tij është i pamundur, shkruan “Calciomercato.it”, transmeton Syri.net.

“Me ndershmërinë më të madhe dhe të sinqertë nuk dua të vendos në lojë të gjithë tifozët që kanë ëndrra të bukura. Nëse kompania kineze ka vërtet këtë ëndërr atëherë unë them se kjo është e pamundur për tu plotësuar”, u shpreh ai.

Gjithashtu trajneri ka folur edhe për transferimin fundit të Interit, Roberto Gagliardini dhe të ardhmen e Gabigolit.

“Mendoj që sezonin që vjen do të jemi më të fortë padyshim edhe pas marrëveshjes me Gagliardinin i cili ka cilësi të larta. Gjithashtu Icardi dhe Palacio Eder kanë cilësi të jashtëzakonshme. Gabigol nuk ka përse të largohet pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit zikaltër”, përfundoi Pioli./ SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco