Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

FOTO/ Vëllai i Antoine Griezmann zbulon transferimin e bujshëm

FOTO/ Vëllai i Antoine Griezmann zbulon transferimin e bujshëm

12:18, 23/01/2017

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann për një kohë të gjatë është në qendër të vëmendjes të mediave më të mëdha ndërkombëtare pasi po përflitet që merkaton e verës do të transferohet te Manchester United.

Së fundmi është vëllai i futbollistit të njohur ai i cili ka ngritur edhe një herë hipotezën e kësaj marrëveshje që do të kompletohet gjatë verës për një shumë rreth 80 milionë sterlinash, shkruan “The Sun”, raporton SYRI.net.

Gjithashtu Theo Griezmann ka komentuar edhe largimin e Memphis që tashmë ka lënë të lirë numrin 7 te ‘Djajtë e Kuq’ të cilët thuhet se e kanë rezervuar për sulmuesin francez.

"Na vjen keq Memphis, unë mendoj se Old Trafford është më i mirë!", ka shkruar Theo Griezmann në ‘Tëitter’.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë tifozët e United të komentojnë duke i sugjeruar Theo Griezmann që t’i japë këshillë vëllait të tij të transferohet në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

Sipas burimeve të tabloidit britanik vëllai i Antoine Griezmann ka siguruar tifozët e Manchester United që të shpresojnë që sulmuesi francez mund të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’./ SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco