Pas dëmtimit horror, Sergio Busquets humb gjithçka

Pas dëmtimit horror, Sergio Busquets humb gjithçka

09:22, 23/01/2017

Fitorja 4-0 në transfertë përballë Eibarit i ka kushtuar shumë mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets i cili është detyruar të largohet me barelë vetëm 8 minuta pasi kishte filluar ndeshja.

Spanjolli u zëvendësua menjëherë për shkak të një shqetësimi në kyçin e këmbës, ndërsa stafi mjekësor ka njoftuar se ai minimumi do të jetë 1 muaj larg fushave të blerta.

Në këtë mënyrë Busquets pritet që të humbë rresh 7 ndeshje mes tyre edhe përballjen kundër PSG-së të vlefshme për Champions League.

Gjithashtu ‘ylli’ i katalanasve rrezikon të mos jetë në gjendje optimale për ndeshjen e 26 shkurtit kundër Atleticos në “Vicente Calderon”.

Mesfushori u dëmtua në një duel me Gonzalo Escalanten dhe më pas u zëvendësua nga Arda Turan./ SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco