Blerim Xhemaili pas ndeshjes: Duhet të vazhdojmë kështu

Blerim Xhemaili pas ndeshjes: Duhet të vazhdojmë kështu

18:19, 22/01/2017

Mesfushori shqiptar në të kaluarën ishte pjesë e Toros, por kjo nuk e ndalon atë të dhurojë spektakël sa herë që luan ndaj ish-ekipit të tij.

Gjithsesi Xhemaili u shpreh i lumtur me fitoren dhe shpreson të vazhdoj kështu.

“Torino është ish-skuadra ime, por sot e rëndësishme ishte fitorja dhe jemi të lumtur”.

“Duhet të vazhdojmë kështu, tani të shikojmë para. Duam të bëjmë më shumë, pasi kemi shumë potencial dhe këtë e kam thënë që nga fillimi i viti”, ka thënë Xhemaili për Sky Sport.

Shqiptari në sezonin 2016/17 ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë asist një herë në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco