Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Nga Khan te Cristiano Ronaldo … 7 historitë e ndyra të seksit që tronditën futbollin

FOTO/ Nga Khan te Cristiano Ronaldo … 7 historitë e ndyra të seksit që tronditën futbollin

10:47, 22/01/2017

Jeta prej bomberi e Gonzalo Higuain, i përfunduar në faqet e para të gazetave për shkak të atij zbulimi të bërë nga ana e sportistes së skermës Antonella Fiordelisi, është vetëm historia më e fundit e një liste të gjatë me futbollistët e përfunduar nën dritën e proxhektorëve për shkak të skandaleve me bazë seksuale. Por çfarë kombinoi kaq të rëndë Pipita. Në të vërtetë asgjë të veçnatë, nëse krahasohet me historitë e kolegëve të tij futbollistë, pasi veçsè i kërkoi sportistes që gjatë një bisede në rrjetet sociale, t’i dërgonte foto të anës “b” të saj. Të paktën ky është versioni i publikuar nga vetë Antonella, e cila më pas i kërkoi ndjesë argjentinasit, të cilin e kishte quajtur një “të sëmurë”. Por e gjithë kjo nuk është asgjë krahasuar me historitë e futbollistëve të tjerë, të përfunduar në mesin e cikloneve mediatike, por edhe ato sociale e ligjore, për skandalet dhe historitë seksuale të tyre.

Image

Jeta e çmendur e Kahn

Ish-portieri i Bayern Munchen dhe Gjermanisë përfundoi në qendër të thashethemeve për shkak të jetës së tij të turbulluar sentimentale. Ai bëri zhurmë kur la bashkëshorten e tij, kur ajo ishte 8-muajshe shtatëzënë, sepse e tërhiqte një kamariere e quajtur, Verena Kerth. Por ai që ishte numri 1 në fushë, nuk kishte gjetur ende të duhurën për atë, ndaj pas pak kohësh la kamarieren për modelen gjermane, Giulia Siegel. Mos vallë ajo ishte e duhura? Jo, që nga 2011 ish-futbollisti jeton me bionden, Svenja.

Image

Festa me seks dhe alkol, kur CR7 ishte te Manchester

Në vitin 2007, kur Cristiano Ronaldo, asaj kohe 22 vjeçar luante ende te Manchester United dhe nuk ishte akoma kampioni absolut që është sot, u përfshi në një skandal seksual me disa prej shokëve të skuadrës, mes të cilëve Nani dhe Tevez. Tabloidet britanike bënë naming kur në vijim të një interviste të dhënë për “News of the World”, Juliana Baltrusch, deklaroi se ishte prenotuar bashkë me pesë vajza të tjera për të festuar fitoren ndaj Tottenham. Një orgji me seks dhe alkol që zgjati rreth katër orë mes dhomës dhe pishinës.

Image

Gruaja ishte shtatëzënë, Rooney shkon me një prostitutë

Në vitin 2010 tabloidi “Sunday Mirror” shpërtheu skandalin me lajmin sipas të cilit, sulmuesi i Manchester United kishte tradhëtuar bashkëshorten Coleen, kur kjo e fundit ishte shtatëzënë me djalin e tyre të parë, me një eskortë të moshës 21-vjeçare. Ishin vetë deklaratat e prostitutës ato që futën në kurth sulmuesin legjendar të United. Në fakt, Jennifer Thompson konfirmoi historinë. “Rooney më dha një kartë sim plot me mesazhe dhe më foli në Skype duke përdorur një emër fallso. Çdo herë që jemi takuar për të bërë seks, ka qenë në të njëjtin hotel”, deklaroi prostituta, sipas të cilës Rooney kishte paguar 1000 sterlina për çdo rast, për shërbimet e eskortës.

Image

Ryan Giggs seks me kunatën

Flamurti i Manchester United dhe idhulli i Uellsit është ikonë e thashethemeve të shfrenuara. Ryan Giggs nuk mundi dot kurrë tu shpëtonte historive të seksit të cilat e kanë përndjekur gjatë të gjithë kohës jashtë fushës së gjelbërt. Çështja e tij ishte skandal edhe për personat e përfshirë. Ish-futbollisti i “Djajve të Kuq” u kap mat duke u nxjerrë në faqet e para për marrëdhënien e tij seksuale me kunatën e tij. Marrdhënia clandestine me gruan e vëllait zgjati tetë vite, të paktën deri kur u zbulua dhe doli në dritën e mediave. Gjithsesi nuk ishte episodi i vetëm. Bashkëshortja e tij Stacey, 37 vjeçare, vendosi t’i japë fund martesës për faj të tradhëtive të Giggs me kunatën, Natasha, me modelene Imogen Thomas, ish-pjesëmarrëse në “Big Brother” britanik.

Image

Banega dhe seksi përpara webcam

Ever Banega, tashmë futbollist i Inter, u bashkua me Valencian në 2007. Një futbollist i mirë amerikano-jugor, të paktën kështu e pagëzuan asaj kohe përpara se të shpërthente. Fakti është që timonieri amerikano jugor përfundoi në të gjitha gazetat jo për aftësitë dhe performancat e tij në fushë, por për shkak të një video të shpërndarë në rrjete, në të cilën futbollisti ishte i angazhuar në një seancë të seksit virtual. Ato lëvizje eksplicite në drejtim të cameras e futën në bela, duke marrë në konsideratë faktin që disa prej tyre u regjistruan dhe për shumë dukej se mesfushori po masturbohej përpara videos.

Image

Vanessa, dashnorja e Chelseas

Vanessa Perroncel ka hyrë në historinë e tabloideve për pasionin e saj për “Blutë e Londrës”, apo më saktë për ngjyrat e skuadrës së saj të zemrës, Chelsea. Në formacionin e asaj kohe (2006) luante i fejuari i saj zyrtar, Ëayne Bridge. Por pavarësisht kësaj, ajo kishte patur marrëdhënie intime me të paktën katër futbollistë të tjerë të Chelseas, mes të cilëve John Terry, kapiteni i përfaqësueses së Anglisë të asaj kohe, Adrian Mutu, Eidur Gudjohnsen, si dhe me një futbollist të pestë identiteti i të cilit nuk është mësuar ende.

Image

Lavezzi dhe fotot intime me Yanina

Ishte gazeta argjentinase, “Clarin” ajo që ndezi dritat e proxhektorëve mbi detajet intime të historisë së Pocho Lavezzi me partneren e tij Yanani. Gazeta në fjalë publikoi fotot e publikuara në Facebook dhe Twitter. Imazhe tërësisht private të futbollistit dhe fermës. Foto padiskutim intime që dolën në sytë e të gjithëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Në ato fotografi kampioni argjentinas shfaqet gjysmë lakuriq dhe me një kapele polici në kohë, duke lëvizur në pozicione seksi në një seri me ‘selfie’ të nxehta.

/Tele Sport/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco