VIDEO/ Chapecoense lot dhimbjesh. Lojtarët e mbijetuar ngrenë lart trofeun e parë pas aksidentit

VIDEO/ Chapecoense lot dhimbjesh. Lojtarët e mbijetuar ngrenë lart trofeun e parë pas aksidentit

22:17, 21/01/2017

Tre futbollistët e mbijetuar të skuadrës braziliane Chapecoense, kanë ngritur lartë mes lotëve trofeun e ‘Copa Sudamericana’.

Helio Neto, Jackson Follmann dhe Alan Ruschel i kanë mbijetuar tragjedisë ajrore dhe u kthyen në stadiumin e klubit, Arena Conda, ku mes lotësh e dhimbjesh ngritën lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’.

Ngritjen e trofeut, të cilin ia dhuroi pa lojë skuadra e Nacionalit, u bë në prani të gjithë stadiumit të mbushur, pasi kishin organizuar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën tjetër braziliane, Palmerias.

Në këtë ndeshje, e gjithë skuadra ishte e re, ku shënuan edhe një gol ndaj Palmeirasit, duke filluar kështu një epokë tjetër për Chapecoensen, me shpresën dhe lutjet që tani e tutje jeta t’ju sjell vetëm të mira dhe gëzim.

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së trofeut ishin edhe familjarët e futbollistëve që humbën jetën në aksident, teksa brenda stadiumin nuk mundeshin t’i ndalnin lotët.

Fundi i vitit 2016 ishte i kobshëm për futbollin botëror, pasi skuadra braziliane gjatë udhëtimit të saj për të luajtur finalen e klubeve për Kupën e Amerikës Jugore ndaj Nacionalit pësoi një tragjedi ajrore, ku thuajse e gjitha skuadra dhe stafi vdiqën, përveç tre futbollistëve/ telegrafi

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco