Shokët e skuadrës humbasin besimin, kritikë ndaj Ronaldos

Shokët e skuadrës humbasin besimin, kritikë ndaj Ronaldos

16:39, 21/01/2017

Pas dy humbjeve radhazi me Celta Vigon dhe Sevillan skuadra e Real Madridit po ndjen presionin e kundërshtarëve dhe për këtë pjesa më e madhe e lojtarëve fajëson Cristiano Ronaldon.

Pas rinovimit me ‘Los Blancos’ portugezi ka humbur besimin e shumë shokëve të skuadrës të cilët nuk kanë nguruar për ta bërë fajtor CR7-ën.

Morata, Asensio, Toni Kroos dhe Modric janë shfaqur hapur kritik ndaj fituesit të ‘Topit të Artë’ i cili ende nuk po gjen formën më të mirë fizike.

Kohët e fundit Ronaldo ka shprehur dëshirën e madhe për të përfunduar karrierën në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco