Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Berisha shkëlqen në debutim me Terek

Berisha shkëlqen në debutim me Terek

12:10, 21/01/2017

Terek Grozni ku luajnë Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odise Roshi zhvilloi testin e parë miqësor përballë Legias së Varshavës, në Antalia aty ku skuadra e Premierligës ruse po zhvillon fazën përgatitore.

Me trajnerin Rashid Rakhimov që po eksperimenton me skuadrën, treshja shqiptare e sulmit u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i dhënë një implus të ri lojës.

Ekipi rus i mbylli 45 minutat e para në disavantazh 2-0, ndërsa polakët realizuan edhe golin e tretë menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë. Për të mbajtur Terekun në lojë menduan shqiptarët. Fillimisht, me një goditje dënimi të fituar nga Odise Roshi dhe që u shndërrua në gol nga Ivanov.

Legia rriti diferencën në 4-1, ndërsa për Terekun realizoi Utisev, ndërsa Bernard Berisha kishte disa mundësi të mira për të shënuar, por lodhja prej ngarkesës fizike bëri që sulmuesi nga Peja të mos ishte i kthjellët përpara portës.

Por, me shpejtësinë që e karakterizon dhe me një prej inkursioneve të tij të zakonshme, në sekondat e fundit të miqësores Berisha arriti të fitonte edhe një 11-metërsh, të shndërruar në gol nga Ivanov.

Tereku humbi 4-3 testin e parë, e megjithatë sinjalet e dhëna nga treshja shqiptare Berisha, Balaj e Roshi ishin mjet shpresëdhënëse për gjysmën e dytë të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco