Arlind Ajeti tek Palermo

Arlind Ajeti tek Palermo

18:02, 17/01/2017

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar “Calciomercato.com”, e cila i referohet burimeve të “Tuttosport”, trajneri i skuadrës Granata, Sinisa Mihajlovic dëshiron të marrë te Torino, Edoardo Goldanigën, mbrojtësin 23-­vjeçar të Palermos dhe për të bindur drejtuesit e klubit sicilian të lënë të lirë lojtarin, drejtuesit e Torinos pritet t’i ofrojnë Maurizzio Zamparinit, para, plus kartonin e Arlind Ajetit.

Te ekipi sicilian mbrojtësi shqiptar do ta kishte të sigurt vendin në formacionin titullar dhe duke parë problemet e shumta që po has Palermo në mbrojtje gjatë kësaj periudhe, Ajeti do t’i jepte më shumë siguri prapavijës së skuadrës që drejtohet nga Eugenio Corini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco