Robben ‘shpërthen’ ndaj lojtarëve: Në Kinë shkatërruat karrierën tuaj

Robben ‘shpërthen’ ndaj lojtarëve: Në Kinë shkatërruat karrierën tuaj

16:17, 17/01/2017

Mesfushori anësor i Bajernit të Mynihut, Arjen Robben ka sulmuar ashpër lojtarët të cilët janë transferuar në Kinë për të përfituar sa më shumë financiarisht por sipas holandezit njëkohësisht ata kanë shkatërruar edhe karrierën e tyre.

Në një intervistë për “The Telegraph”, holandezi theksoi se është e papranueshme që lojtarët në Kinë të marrin 6 fish më shumë se në Europë, pasi kjo sipas tij po destabilizon tregun e futbollit, shkruan SYRI.net.

Ai ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë për të luajtur me skuadrat kineze pasi paraja për të nuk është para karrierës.

“Është çmenduri ajo që po ndodh në Kinë, ata ofrojnë shifra jashtë logjike. Edhe unë kam marrë disa oferta dhe janë aq shumë para, saqë je i detyruar të mendohesh një herë. Ata ofrojnë deri 6 herë më shumë se paga që merr në klubin tënd. Megjithatë, paraja nuk ka qenë asnjëherë motivimi im kryesor dhe kjo është arsyeja pse kam pasur një karrierë të shkëlqyer”, u shpreh Robben.

Holandezi nuk la pa kritikuar lojtarë të cilët në kulmin e karrierës transferohen në Kinë, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Hulk, Pele apo Oscar.

“Ke vetëm një karrierë në futboll dhe ajo nuk duhet çuar dëm. Nuk i kuptoj futbollistët që shkojnë në Kinë në moshën 27-28 vjeç, kur janë në kulmin e karrierës. Ndoshta mund të kuptoj futbollistët që shkojnë në Kinë pasi i kanë kaluar të 30-at, por gjithsesi unë po ia kaloj shkëlqyeshëm te Bayerni dhe luaj në një prej klubeve më të mira në botë. Një transferim në Kinë do të ishte diçka krejt e re, ndryshe, që do t’i vinte vulën fundit të karrierës sime, ndërsa unë dua të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta”, përfundoi Robben.

Megjithëse në një moshë 32-vjeçare Robben vazhdon të qëndrojë në nivele të larta të futbollit botëror pasi ditën e djeshme rinovoi kontratën me klubin e Bajernit të Mynihut./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco