Mbrojtësi grek 'karrem' për transferimin e Shkodran Mustafit tek Arsenali

Mbrojtësi grek 'karrem' për transferimin e Shkodran Mustafit tek Arsenali

20:50, 11/01/2017

Arsenali ishte në negociata me Romën për Kostas Manolasin gjatë verës së shkuar dhe e shfrytëzoi mbrojtësin si “karrem” për të transferuar Shkodran Mustafin.

Siç raporton “Goal”, “Topçinjtë” po kërkonin një qendërmbrojtës gjatë verës pasi Per Mertesacker ishte lënduar dhe pritej të mungonte për pesë muaj.

Fillimisht, londinezët kishin nisur negociatat me Valencian për 23-vjeçarin shqiptar, por çmimi që kërkonte klubi spanjoll prej 60 milionë eurosh kishte detyruar Arsenalin të largohej nga negociatat.

Pas këtij dështimi, Arsenali ishte hedhur në kërkim të Manolasit në Romë, për të cilin ofruar rreth 40 milionë euro.

“Roma refuzoi një ofertë të Arsenalit për Kostas gjatë verës. Ata ishin shumë të interesuar, por kërkesa e madhe e Romës nuk u pranua nga Arsenali”, ka thënë agjenti i Manolas, Ioannis Evangelopoulos për “SportFM”, transmeton koha.net.

Kur Valencia kuptoi këtë, menjëherë kishte zbritur çmimin e Mustafit duke lehtësuar negociatat dhe në fund për të finalizuar transferimin prej 40 milionë eurosh.

Transferimi doli të jetë shumë efikas sepse në 19 paraqitjet e Mustafit për Arsenali, klubi nuk ka pësuar asnjë humbje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco