Elvis Kabashi që refuzoi Kombëtaren shqiptare, ndryshon përsëri skuadër

Elvis Kabashi që refuzoi Kombëtaren shqiptare, ndryshon përsëri skuadër

18:18, 11/01/2017

Mesfushori nga Durrësi, Elvis Kabashi që është në pronësi të Juvetusit aktualisht është i huazuar te ekipi i Lega Pro, Pontedera, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë atje.

E ardhmja e tij mund të jetë klubi i Ascolit, pasi pritet të përfshihet në marrëveshjen që Riccardo Orsolini të kalojë te Zonja e Vjetër.

Krahas 4.5 milionë eurove që do të paguajnë Bianconerët për talentin 19-vjeçar, pritet që në drejtim të kundërt të shkojë Kabashi dhe një lojtar tjetër nga Primavera.

Elvis Kabashi në të kaluarën ka qenë i huazuar edhe te Pescara dhe Den Bosch. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco