FOTO/ Flet mesfushori fierak që debutoi me Atletikon e Madrid

FOTO/ Flet mesfushori fierak që debutoi me Atletikon e Madrid

18:11, 11/01/2017

Keidi Bare ishte lojtari shqiptar që mbrëmë debutoi me skuadrën spanjolle, Atletico Madrid, shkruan IndeksOnline

Mesfushori i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, u fut në lojë në humbjen e Madrilenëve ndaj Las Palmas në Kupën “Del Rey”. 19-vjeçari në ato 10 minuta sa luajti u shpreh shumë i lumtur dhe falënderoi të gjithë stafin.

“Për mua kjo ishte një debutim ëndrrash që prej sa kam ardhur këtu në Atletico Madrid. Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj stafin për mundësin që më dhanë mua, sidomos edhe shokët e mi që më ndihmuan shumë”, ka thënë Keidi.

Bare ka luajtur 12 herë me ekipin B të Atleticos dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërsa për skuadrën A mbrëmë zhvilloi paraqitjen e parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco