ZYRTARE/ Kina reagon për ‘transferimin’ e Rodriguezit

ZYRTARE/ Kina reagon për ‘transferimin’ e Rodriguezit

15:16, 11/01/2017

James Rodriguez në Kinë? Ky ishte lajmi i ditës për shumë media të mëdha ndërkombëtare duke nisur nga Gjermani, Italia, Britania apo edhe Spanja kanë përfolur një ofertë prej 100 milionë eurosh të skuadrës kineze në drejtim të mesfushorit kolumbian.

Pak minuta më parë ka reaguar klubi kinez Hebei Fortune i cili në një komunikatë zyrtare sqaron se gjithçka në media është e pavërtetë pasi nuk ka asnjë interesim për Rodriguez, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Ata kanë spekuluar se e duam Messin, tani Jamesin, kush është objektivi i ardhshëm? Cristiano Ronaldo? Është e pamundur për ne të përgjigjemi në kaq shumë lajme të rreme. Ju lutemi të mos na shfrytëzoni për të krijuar lajme”, shkruan në njoftimin e Hebei Fortune.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco