FOTO/ Askush nuk e priste. Januzaj transferohet te gjigantët europianë

FOTO/ Askush nuk e priste. Januzaj transferohet te gjigantët europianë

13:11, 11/01/2017

Me Adnan Januzaj po ndodh ajo që nuk pritej pasi mesfushori me origjinë shqiptare ka vendosur që të shkurtojë qëndrimin me skuadrën e Sunderlandit për tu bashkuar sërish me ekipin e parë të Manchester United.

Talenti 21-vjeçar aktualisht është huazuar te skuadra e Sunderlandit por raportimet e fundit bëjnë me dije që Jose Mourinho kërkon të grumbullojë Januzajn me ‘Djajtë e Kuq’, shkruan "talksport", raporton SYRi.net.

Kujtojmë që vitin e kaluar Januzaj u huazua te Dortmundi ku dështoi ndërsa për shumë kohë u përfol që Manchester United do ta shiste kartonin e lojtarit shqiptar.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe Januzaj pritet të rikthehet edhe një herë te Manchester United aty ku ‘shpërtheu’ si talent./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco