Bomba e merkatos. Rey Manaj transferohet atje ku nuk e ka pritur askush

Bomba e merkatos. Rey Manaj transferohet atje ku nuk e ka pritur askush

12:36, 11/01/2017

Pas largimit nga Pescara, Rey Manaj pritet të huazohet në një tjetër skuadër e njohur italiane. Drejtues të skuadrës së Barit janë duke negociuar për të marrë në formë huazimi sulmuesin e talentuar të Kombëtares shqiptare, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Interi që zotëron kartonin e lojtarit.

“Të shumtë janë klubet që interesohen për Manaj. Tashmë Bari është në negociata për të huazuar lojtarin”, shkruan ‘blastingnews’, raporton SYRI.net.

Bari tashmë është në konkurrencë të fortë me Perugian në Itali dhe me Las Palmas në Spanjë të cilët gjithashtu kërkojnë të përfitojnë nga talenti shqiptar.

Kujtojmë që Manaj u largua nga Pescara pas sherrit me trajnerin ndërsa në 13 ndeshja arriti të shënojë dy gola./ SYRI.net

Image

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment