Real Madrid vendim të befasishëm për Aubameyang

Real Madrid vendim të befasishëm për Aubameyang

09:59, 11/01/2017

Skuadra e Real Madridit me në krye Zinedine Zidane ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Dortmundit, Aubameyang.

Gjatë një mbledhje me bordin drejtues, trajneri francez beson se skuadra e tij nuk ka nevojë të tu përforcuar në repartin e sulmit duke lënë në pritje sulmuesin nga Gaboni, shkruan “Marca”, raporton SYRI.net.

Sipas burimeve të përditshmes gjermane “Sport Bild”, Real Madrid gradualisht po heq dorë nga Aubameyang i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga Gjermania.

Mediat ndërkombëtare kohët e fundit kanë raportuar se ‘Los Blancos’ gjatë merkatos së verës do të tentojë të transferojë 27-vjeçarin që ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën madrilene.

Kujtojmë që kohët e fundit Aubameyang është kërkuar me ngulm nga skuadrat kineze të cilat i kanë ofruar një pagë ‘faraonike’ prej 41 milionë eurosh në sezon dhe nëse pranohet atëherë lojtari automatikisht do të bëhet futbollisti me pagën më të lartë në botë.

Kujtojmë që ai ka një kontratë me Borussia Dortmund deri në vitin 2020./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco