Skandal i madh tek Barcelona, përfshihen lojtar dhe drejtues të skuadrës. Media zbuloi të vërtetën

Skandal i madh tek Barcelona, përfshihen lojtar dhe drejtues të skuadrës. Media zbuloi të vërtetën

20:04, 10/01/2017

Një nga pikat e përfolura nga ceremonia e FIFA-s ishte mungesa e lojtarëve të Barcelonës, katër prej të cilëve janë përmendur në formacionin e vitit si- Pique, Iniesta, Messi dhe Neymar.

Justifikimi zyrtar i Barcelonës për mungesën për të marrë pjesë ishte ndeshja e tyre në ‘Copa del Rey’ kundër Athletic Bilbao të mërkurën, por kjo histori është pak e vështirë që gëlltitet nga media.

Andres Iniesta u shfaq në ekran gjatë shfaqjes për të kërkuar falje për mungesën e Barcelonës, por kjo nuk ka qenë e vërteta që dinë e mediat spanjolle.

Sipas Marca, mungesa e lojtarëve të Barcelonës në ceremoninë e FIFA-s nuk ka lidhje pse Cristiano Ronado do të fitonte çmimin si lojtari më i mirë i vitit por me një përplasje brenda klubit. Gazeta e njohur spanjolle bën të ditur se tek Barcelona ka një përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit.

Lojtarët janë të zemëruar me drejtuesit e klubit pasi në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao javën e kaluar asnjë nga drejtorët e klubit nuk kanë marr pjesë për të ndjekur ndeshjen nga afër. Por këto probleme dhe përplasje që po ndodhin në klubin katalanas nuk kanë dal ende jashtë zyrave të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

suarez e jo neymar mos rreni11/01/2017 09:34

Suarez e jo neymar mos rreni

Shto koment

Denonco