Zbulohet vota e Modric, mërziten Ronaldo dhe Bale

Zbulohet vota e Modric, mërziten Ronaldo dhe Bale

10:52, 10/01/2017

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka befasuar Cristiano Ronaldon pasi në ndryshim nga portugezi që nuk e votoi fare Messin, kroati e ka vlerësuar argjentinasin si lojtarin e dytë më të mirë në botë.

Pa dyshim që 5 pikët e para i ka marrë Cristiano Ronaldo i cili ditën e djeshme u shpall nga FIFA si futbollisti më i mirë për vitin 2016, shkruan SYRI.net.

Zgjedhja e kapitenit të Kroacisë është befasuese për shkak se ka vlerësuar më shumë Messin sesa shokun e skuadrës, Gareth Bale të cilit i ka dhënë 1 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco