Fundi i Messit dhe Ronaldos, Cafu: Ja lojtari më i mirë në botë

Fundi i Messit dhe Ronaldos, Cafu: Ja lojtari më i mirë në botë

10:08, 10/01/2017

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002, Cafu mendon se i ka ardhur fundi dominimit të Messit dhe Ronaldos.

Mbrojtësi brazilian mendon se Neymar shumë shpejt do të mposhtë portugezin dhe argjentinasin duke u bërë në këtë mënyrë lojtari më i mirë në botë, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk është larg Messit dhe Ronaldos të cilëve u ka ardhur fundi. Unë jam i sigurt që vitet e ardhshme Neymar do të mposhtë Messin dhe Ronaldon duke u bërë lojtari më i mirë në botë”, u shpreh Cafu.

Megjithatë Cafu është pyetur nëse Ronaldo e meritonte çmimin e FIFA-s apo ‘Topin e Artë’.

“Mendoj që e ka merituar pasi Ronaldo ka pasur një viti magjik dhe shumë të qëndrueshëm. Ka fituar gjithçka dhe e ka merituar plotësisht këtë titull”, përfundoi ai./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco