VIDEO/ Hyka fantastik! Shikoni golat që ka shënuar sot

VIDEO/ Hyka fantastik! Shikoni golat që ka shënuar sot

23:01, 03/12/2016

Me një dygolësh në ndeshjen e sotme, mesfushori Jahmir Hyka ka vulosur fitoren e skuadrës së tij Luzern, në ndeshjen në shtëpi përballë Vaduz, e vlefshme për javën e 17-të Superligës zvicerane.

Brenda 7 minutave, mesfushori që aktivizohet edhe me Kombëtaren ka shënuar dy herë në portën kundërshtare.

Në stadiumin “Swissporarena” të Luzernës, vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me mesfushorin gjerman Markus Neumayr. Ndërsa në të dytën, ka menduar shqiptari për të ‘hedhur në tapet’ skuadrën kundërshtare.

Goli i parë i mesfushorit ka ardhur në të 51-tën, pas një asisti nga autori i golit të parë, ndërsa i dyti në të 58-ën. Këtë herë, 28-vjeçari Hyka u asistua nga zvicerani Cedric Itten.

Me këtë fitore, Luzern shkon në vendin e tretë në kampionat me 29 pikë, tre pikë më pak se Young Boys i vendit të dytë. Ndërsa Hyka, shkon në kuotën e 5 golave në kampionat, ndërsa ka dhënë edhe dy asist.

Image

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco