Barcelona-Real /Risi dhe në teknologji, për herë të parë përdoret Intel 360°

Barcelona-Real /Risi dhe në teknologji, për herë të parë përdoret Intel 360°

22:55, 03/12/2016

Kush ka ndjekur pasditen e sotme nga televizori një nga përballjet më të rëndësishme në Spanjë e në futbollin evropian, përveçse emocioneve të ndeshjes janë shtangur nga një risi teknologjike, e njohur edhe si Intel 360°.

El Clasico ka qenë ndeshja e parë në një kampionat europian në të cilën është përdorur ritransmetimi 360° të golave apo rasteve të ndryshme.

Ritransmetimet në 3D u kanë dhënë mundësinë tifozëve nga shtëpia të shohin aksionin e golit, apo rastin e humbur nga çdo kënd duke mos humbur asnjë detaj.

Teknologjia e ritransmetimit të Intel është një projekt me të cilin është punuar prej muajit maj të këtij viti duke përdorur 38 kamera me cilësi 5K dhe video 2D në stadium, të cilat më pas procesohen përmes serverëve të Intel duke krijuar kështu një imazh të ri të gjitha së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco