FOTO/ Shqipëri-Spanjë, më mirë mos i shikoni statistikat e ndeshjes

FOTO/ Shqipëri-Spanjë, më mirë mos i shikoni statistikat e ndeshjes

00:05, 10/10/2016

Shqipëria pësoi humbjen e parë në eleminatorët e botërorit 2020 me rezultatin 2-0 nga Spanja në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Shqipëria luftoi shumë në pjesën e parë, duke mos lënë Spanjën të krijojë, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë.

Megjithatë, jo vetëm shiu Shqipëria e pësoi edhe nga gabimi i Berishës.

Spanja nga ana e saj e dominoi totalisht ndeshjen duke mbajtur topin në 71 për qind të kohës së gjithë takimit.

Spanja realizoi afro një mijë pasime (940), që është një shifër monstruoze, me 876 pasime që ishin të sakta, pra mbi 90 për qind të pasimeve të kombëtares spanjolle ishin të saktë.

Shqipëria nga ana tjetër kishte vetëm 250 pasime, katër herë më pak se Spanja.

Më shqetësues është fakti i goditjeve. Spanja realizoi 13 goditje, kurse Shqipëria vetëm një goditje, që edhe një herë vulos dominimin spanjoll.

Një ndeshje kjo që duhet harruar sa më shpejt nga Shqipëria dhe të fokusohet te Izraeli.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco