Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Tifozët Kuqezi hapin banderolën kundër FSHF, ja çfarë shkruhej

Tifozët Kuqezi hapin banderolën kundër FSHF, ja çfarë shkruhej

23:58, 09/10/2016

Tifogrupi më i vjetër në mbështetje të kombëtares shqiptare, “Tifozët Kuqezi”, kanë shpalosur gjatë ndeshjes kundër Spanjës një banderolë protestuese që shigjetonte Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Nuk shitet pasioni për kartën e tifozit” ishte mesazhi që TKZ vendosi të japë në këtë ndeshje, duke lënë të kuptohet kundërshtia mes tyre dhe FSHF­së për krijimin e një tifogrupi zyrtar nga ana e këtyre të fundit, “Tifozët e Kombëtares”. Ky tifogrup i Federatës i pajis anëtarët me karta antarësie dhe u jep favore të ndryshme në lidhje me ndeshjet e kombëtares. Por fakti është që tifoz nuk të bën as karta, as bileta e sigurt për në stadium, pasi pas pësimit të dy golave disa tifozë filluan të largohen nga stadiumi. Të vetmit që dëgjoheshin në stadium edhe në disavantazh ishin TKZ, që e ka provuar ndër vite besnikërinë ndaj futbollistëve kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco