Mërgim Mavraj përtyp hidhërimin: Ky sulmues i Spanjës më kërkoi numrin e telefonit

Mërgim Mavraj përtyp hidhërimin: Ky sulmues i Spanjës më kërkoi numrin e telefonit

23:27, 09/10/2016

Mërgim Mavraj u shpreh për mediat se Shqipëria u ndëshkua nga gabimet e veta. Mbrojtësi theksoi se skuadra e tij ishte e vetëdijshme për forcën e kundërshtarit, megjithatë dha maksimumin:

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtar tepër të fortë. Nuk patëm fat, gabuam dhe ja mundësuam Spanjës dy gola shum të lehtë. Lodhesh, jep maksimumin, sakrifikon dhe në fund ndëshkohesh nga një gabim. Është e vështirë të luash 100% ndaj një ekipi të fortë, por ne u ndëshkuam nga një gabim dhe për këtë më vjen keq.”

“Duhet të ketë shumë gjëra në rregull të fitosh ndaj një ekipi si Spanja. Përsa i përket debatit me Diego Kostën, ai më kërkoi numrin e telefonit (qesh). Për ndeshjet e rradhës kam besim se do të bëjmë mirë. Italia nuk është Spanja, dhe ne do të japim maksimumin”, ishin fjalët e Mërgim Mavrajt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco