Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gazetarët e TVSH sulmojnë De Biasin: Mos dil në TV vetëm kur fiton

Gazetarët e TVSH sulmojnë De Biasin: Mos dil në TV vetëm kur fiton

23:08, 09/10/2016

Tekniku italian Giani de Biasi është shfaqur tejet nervoz pas humbjes së Shqipërisë me Spanjën me rezultatin 2 me 0.

Nervozimi i tij është shfaqur dukshëm edhe në intervistën pas ndeshjes dhënë për TVSH.

Gazetarët Pano Xhixho dhe Hygerta Sako kritikuan ashpër sjelljen e italianit që u largua nga intervista në mënyrë të papritur.

“Nuk është televizioni të dalësh vetëm në rast fitoreje”, tha Pano Xhixho, kurse gazetarja Sako u shpreh “të paktën të përshëndeste kur u largua”.

De Biasi u largua në mënyrë demonstrative dhe në mes të intervistës pasi iu përgjigj pyetjes së gazetarit Pano Xhixho se çfarë do të kishte bërë ndryshe në skemën e lojës pas humbjes me iberikët./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco