VIDEO/ Humbje turpi, Spanja fiton falë gafave të mbrojtjes tonë

VIDEO/ Humbje turpi, Spanja fiton falë gafave të mbrojtjes tonë

22:39, 09/10/2016

Ashtu siç erdhën gjerat kjo fitore për spanjollët erdhi më shumë jo për meritë të tyre por për gafat që dimë të bëjmë vetëm ne.

Ashtu siç i dhuruan fitoren Zvicrës në ndeshjen e parë në grup në kampionatin evropian edhe ndaj Spanjës ishte përsëri Berisha që bën një gabim amator duke pasur për lojtarin spanjoll.

Kjo humbje pritej nga të gjithë por mënyrë sesi erdhi ishte shumë e dhimbshme.

Në minutën e 55’ të ndeshjes përsëri ka qenë një gafë e Berishës që i ka dhuruar topin me një pasim për një nga lojtarët spanjoll që kapin në kundërsulm mbrojtjen tonë dhe shënojnë. Nuk do të kalonin shumë minuta dhe spanjollët do të gjenin golin e dytë.

Pas një aksioni në stilin tika-taka Spanja ka shënuar golin e dytë që ka për autor sulmuesin Nolito që sapo u fut në fushë. Ky gol i dytë erdhi në minutën e 63’.

Në pjesën e dytë lojtarët tanë nuk ndërtuan asnjë aksion por vetëm kanë qëndruar të tërhequr duke pritur sulmin e spanjollëve. Po ashtu mungoi loja kreative dhe organizmi ne mesfushë.

Pjesa e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin e bardhë 0-0. Ky rezultat flet për një lojë të mirë nga ana e lojtarëve tanë që kanë bërë disa kapriço në mbrojtje duke lënë pozicionet.

Por në tërësinë e saj kjo pjesë loje ishte mirë për kombëtaren tonë që e ka bërë mirë rolin e autobusit me vendosje të mirë në prapavijë dhe duke mos i lënë hapësira sulmuese spanjoll. Spanja pati 3 raste të pastra për shënim pro për fatin tonë janë neutralizuar nga Berisha.

Nga ana tjetër Shqipëria ka dal në disa raste sporadike në sulm por nuk ka shfaqur ndo një rrezikshmëri.

Pas kësaj ndeshje Shqiëria renditet në vendin e tretë më 6 pikë po as sa Izraeli.

Shiko golat


0-1 Diego Costa Goal 09-10-2016 HD by Zkrisz


Nolito Goal HD - Albania 0-2 Spain - 09.10.2016 HD by fotlive

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco