Mbyllet pjesa e parë/ Spanja bën Barcelonën, Shqipëria 'autobusin'

Mbyllet pjesa e parë/ Spanja bën Barcelonën, Shqipëria 'autobusin'

21:34, 09/10/2016

Është mbyllur pjesa e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin e bardhë 0-0.

Ky rezultat flet për një lojë të mirë nga ana e lojtarëve tanë që kanë bërë disa kapriço në mbrojtje duke lënë pozicionet.

Por në tërësinë e saj kjo pjesë loje ishte e mirë për kombëtaren tonë që e ka bërë mirë rolin e autobusit me vendosje të mirë në prapavijë dhe duke mos i lënë hapësira sulmuese spanjoll.

Spanja ka kontrolluar lojen në stilin e Barcelones me shumë psime që i është afruar portës sonë dhe pati 3 raste të pastra për shënim por për fatin tonë janë neutralizuar nga Berisha.

Nga ana tjetër Shqipëria ka dal në disa raste sporadike në sulm por nuk ka ka shfaqur ndonjë rrezikshmëri.

Në minutën e 35’ pas një inkursioni personal nga Andi Lila që ka pasur për Hysajn ky u fundit ka dhënë një kros në zonë që ka gjetur të vetëm Roshin në krahun tjetër dhe Roshi ka gjuajtur një top në ajër dhe kërcënuar portën por topi është ndalur nga portieri De Gea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco