MINUTË PAS MINUTE/ Shqipëria pëson dy gola brenda 10 minutash

MINUTË PAS MINUTE/ Shqipëria pëson dy gola brenda 10 minutash

22:00, 09/10/2016

Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës. Kuqezinjtë po humbasin me rezultatin 2 me 0 përballë Spanjës.

Minutë pas minute:

Minuta 62: Lolito i sapofutur në lojë shënon golin e dytë për Spanjën

Minuta e 54: Shqipëri-Spanjë 0 me 1; portieri Berisha gabim fatal, u pason topin kundërshtarëve, Diego Kosta kalon Spanjën në avantazh

Nis pjesa e dytë: Në fushë hyn Alihi, zëvendëson Lenjanin pas çarjes që ka pësuar në vesh

Minuta 47: Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta: 45: Lenjani i dëmtuar, është çarë në vesh

Minuta e 35: Hysaj krosim të gjatë, Roshi godet fluturimthi, por topi kalon pranë portës së spanjollëve

Minuta e 7: Krosim nga jashtë zonës, Pike godet jashtë portës

Minuta e parë: Spanja nisi me topin e parë nga qendra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco