VIDEO/ Kosova mposhtet nga Ukraina 3-0

VIDEO/ Kosova mposhtet nga Ukraina 3-0

19:54, 09/10/2016
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke u mundur nga Ukraina 3:0 në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar në Poloni, i takoi Ukrainës që pati më shumë nga loja.

Ukraina kishte iniciativën gjatë gjithë pjesës së parë, sidomos në minutat e parë të ndeshjes.

Por në këto minuta, Kosova mbahej mirë, ndërsa Samir Ujkani pati disa intervenime vendimtare.

Luhej minuta e 31’, kur Ukraina gjeti golin e epërsisë.

Një goditje të fortë të Kravtes, e cila u devijua nga Rrahmani, nuk mundi ta priste Samir Ujkani.

Në pjesën e dytë, ishte një Kosovë më e vendosur, me raste të qarta dhe me mundësi të mira shënimi.

Por, derisa Kosova nuk e gjeti golin, të kundërtën e bëri Ukraina që shënoi me anë të Yarmolenkos në minutën e 81’.

Ndërsa, pesë minuta më vonë, Ukraina shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Rotan.

Pas tre ndeshjeve, Kosova renditet në vendin e fundit në grupin I me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Finlanda.

Shiko golin


Superski by enjoylivehdi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco