Milani në sulm për lojtarin e Arsenal

Milani në sulm për lojtarin e Arsenal

12:28, 24/03/2018

 

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso kërkon një përforcim nga Arsenal.

Mediat italiane raportojnë se strategu i “Rossonerëve” dëshiron transferimin e mesfushorit Jack Wilshere.

Reprezentuesi anglez ka paralajmëruar largimin nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë duke e sjellë në San Siro.

Gattuso pëlqen karakteristikat e Wilshere dhe beson se ai mund të jetë një përforcim i dobishëm për Milanin në sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco