Skuadra italiane dhe franceze në sulm për Claudio Bravo

Skuadra italiane dhe franceze në sulm për Claudio Bravo

11:55, 24/03/2018

Destinacioni i Claudio Bravo mund të ndryshojë këtë verë, pasi, sipas “La Cuarta”, portieri i Manchester City është midis dëshirave të PSG-së dhe Napolit. Sipas mediave të lartpërmendura, kiliani, i cili ka një kontratë deri në vitin 2020 me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, nuk do ta hidhte poshtë mundësinë e transferimit në Paris, duke qenë se ka përfunduar portier i dytë në “Etihad”. “Nëse Bravo largohet nga Anglia, ai do të shkojë në një klub po aq të rëndësishëm sa Manchester City, me pretendime për të fituar tituj. Në këtë kuptim, opsioni i PSG-së e tërheq shumë, sepse po zhvillohet një projekt i madh në atë klub. Parizienët po e ndjekin dhe në të kaluarën kanë pasur disa kontakte për ta pasur atë”, – citon “La Cuarta” një person afër portierit.
Klubi i Parisit synon të përforcojë portën, ashtu si tërë grupin e lojtarëve, pas fiaskos në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, këtë vit, kundër Real Madridit. Ndërkohë, Napoli është duke krehur tregun për të mbuluar humbjen e Reina, i cili do të luajë te Milani nga sezoni i ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco