Matuidi gëzon tifozët e Juventus me këtë deklaratë para ndeshjes me Realin

Matuidi gëzon tifozët e Juventus me këtë deklaratë para ndeshjes me Realin

11:47, 24/03/2018

Miqësorja ndaj Kolumbisë nuk ka shkuar shumë mirë: Franca u mposht 3-2. Për Blaise Matuidi, mesfushori i Juventus dhe “Les Bleus”, ka ardhur koha të ndryshojë faqe dhe të projektohet drejt Serie A (të shtunën është ndeshje kundër Milan) dhe në Champions League, më 3 prill do të jetë sfida kundër Real Madrid dhe pse më parë (të martën) është miqësorja kundër Rusisë.

“Do të jetë e vështirë të eliminojmë Real Madrid, por Juventus i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë. Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme ne e dimë, – tha mesfushori. – Do të jetë një ndeshje e komplikuar sepse ata janë një skuadër e madhe dhe janë kampionët e Europës në fuqi. E dimë se mund t’i hapim probleme dhe do të japim gjithçka në ndeshjen e parë në fushën tonë. Kemi besim te kualifikimi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco