VIDEO/ Shqipëria e ‘baltos’ në fund me Sllovakinë, përmbysje fatale në ‘Selman Stërmasi’

VIDEO/ Shqipëria e ‘baltos’ në fund me Sllovakinë, përmbysje fatale në ‘Selman Stërmasi’

19:22, 23/03/2018

Shqipëria U-21 luajti në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Sllovakisë ndeshjen e gjashtë kualifikuese në Grupin 2 në eliminatoret e Europianit U-21.

Kuqezinjtë humbën në minutat e fundit 3-2, teksa fituan pjesën e parë 1-0.

Skuadra e Alban Bushit e kontrolloi mirë lojën, ndonëse dukej qartë që terreni i rënduar nuk ishte aspak aleat i futbollistëve shqiptarë, të cilët nuk mund të shpalosnin aftësitë e tyre teknike.

Në minutën e 44-t, një aksion i bukur i kuqezinjve dhe një shkëmbim topi mes Cekës dhe Manajt, bëri që sulmuesi lushnjar të zhbllokojë rezultatin dhe të çojë skuadrën në dhomat e zhveshjes, në avantazhin e një goli.

Në fillimin e pjesës së dytë, Spalek barazon rezultatin, pas një krosimi të ardhur në zonë, që la të shtangur mbrojtësit e skuadrës së Bushit.

Gjithsesi, kuqezinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë pas 5 minutash, kur Taulant Seferi doli bukur në krah të djathtë dhe u fut në zonë, ku shërbeu sërish për Manaj dhe ky i fundit riktheu edhe njëherë Shqipërinë në avantazh.

Me kalimin e minutave, terreni rëndohej akoma më shumë dhe kuqezinjtë filluan të japin shenja lodhjeje.

Kjo u shfrytëzua nga miqtë, që në minutën e 80’ kapën edhe njëherë në befasi kuqezinjtë dhe barazuan rezultatin.

Sllovakët, dukshëm më të freskët fizikisht në minutat e fundit, arritën të gjejnë edhe avantazhin, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 87-të, kur Mraz dërgoi sërish topin në rrjetën e portës së Sherrit.

Përfundon 2-3 dhe tashmë Shpresat e Bushit komplikojnë tërësisht rrugën për arritjen e objektivit, që është vendi i dytë, pasi tani skuadra mbetet në vendin e 5-të të renditjes, me 6 pikë në po kaq takime.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e ardhshme sërish ndaj sllovakëve, por këtë herë në Sllovaki, më datë 27 mars.

Goli i Rey Manaj

 

Goli i Sllovakisë

Goli i dytë i Manaj

Goli i barazimit 2-2

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco