‘Juventusi në Serie C’, gafa që turpëroi keq Ronaldon

‘Juventusi në Serie C’, gafa që turpëroi keq Ronaldon

12:54, 22/03/2018

Ikona e Interit, Ronaldo, tha se drejtësia ka shkuar në vend kur Juventusi ka rënë në Serie B, por ai e tha ndryshe, bëri gafë duke deklaruar “në Serie C”.

Juve është goditur nga skandali i Calciopoli me 2006, por fenomeni, Ronaldo, thotë se gjithashtu ka vuajtur edhe Interi atë kohë.

Sido që të jetë, duke folur për rënien e “Zonjës së Vjetër” në një kategori më poshtë, Ronaldo bëri gafë duke thënë “Serie C”.

“Gjatë kohës sime te Interi, nuk luftuam vetëm kundër ekipeve tjera, por kundër gjithë sistemit të korruptuar”, u shpreh ai për “Calciomercato.com”.

“Gjithçka u zbulua disa vite më vonë, kur disa njerëz shkuan në burg ndërsa Juventusi në Serie C. U arrit drejtësia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco