Sulmi ndaj trajnerit, reagon klubi i Tiranës: Nga sot prindërit do të qëndrojnë larg

Sulmi ndaj trajnerit, reagon klubi i Tiranës: Nga sot prindërit do të qëndrojnë larg

12:08, 22/03/2018

Pas sulmit dhe kërcënimeve me thikë ndaj trajnerit të Tiranës-U17, Migen Memelli, ka reaguar edhe klubi bardheblu

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Tiranës shkruan:

“KF Tirana denon ashper incidentin e ndodhur sot ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit te Tiranes U17, nga prindi i nje futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do te denohet. Klubi ka marre menjehere te gjitha masat per te mbeshtetur trajnerin Migen Memelli.

KF Tirana do te marre masa te tjera per te mbajtur sa me larg prinderit qe jo vetem demtojme femijet e tyre por cenojne integritetin e trajnereve dhe imazhin e nje klubi qe gjithmone ka funksionuar si nje familje e madhe.

Probleme te ngjashme jane hasur dhe ne te shkuaren dhe KF Tirana ka punuar gjithmone per te mbajtur larg prinderit nga femijet dhe problemet”

Image

Çfarë ndodhi?

Migen Memelli, trajner i ekipit të moshave U17 të Tiranës, është goditur me grushte pas stërvitjes së mëngjesit nga prindi i një fëmije.

Autori identifikohet si A.Ç., e pasi e ka goditur trajnerin e bardhebluve, i ka nxjerrë edhe thikën duke e kërcënuar me fjalët “Të pres fytin”.

Pas dhunës autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore “Skënder Halili”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco