‘Të pres fytin’, trajneri i Tiranës rrëfen ngjarjen: Djali ishte kapiten që ofendonte, erdhi babai...

‘Të pres fytin’, trajneri i Tiranës rrëfen ngjarjen: Djali ishte kapiten që ofendonte, erdhi babai...

12:00, 22/03/2018

Trajneri i Tiranës U-17, Migen Memelli i cili u sulmua sot me thotë teksa bënte stërvitje ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për ‘News24’,  Memelli dënoi aktin e sulmit ndërsa theksoi se ka bërë denoncim në polici për agresorin i cili e qëlloi me grushte.

“Personi më ka goditur disa herë me grushte, nuk kam dëmtime fizike. Ajo që thatë ju qëndron, nuk i shpjegoj dot me detaje. Duhet të ngremë zërin ndaj këtyre sulmeve të turpshme. Jam i tronditur për këtë ngjarje të rëndë dhe kam bërë denoncim në komisiaratin nr.6. Nuk trembem kurrë në punën që bëj. Shpresoj që klubet e futbollit të sensibilizohen me fenomene të tilla sic është ai i Gjokës. Unë paguhem nga klubi, nga Refik Halili dhe jo nga prindërit. Kundrejt kësaj pagese ushtroj detyrën time, 1 orë në çdo ditë të javës. Fëmijët i kam trajnuar njësoj. Babai i djalit që sulmoi ka qenë kapiten i skuadrës ka pasur rol të rëndësishëm në skuadër. Ishte një djalë i çrregullt që ofendonte gjithmonë. S’ka qenë në linjë me lojtarët e tjerë. Ndonjëherë nuk vlerësohet puna”, tha ai.

Çfarë ndodhi?

Migen Memelli, trajner i ekipit të moshave U17 të Tiranës, është goditur me grushte pas stërvitjes së mëngjesit nga prindi i një fëmije.

Autori identifikohet si A.Ç., e pasi e ka goditur trajnerin e bardhebluve, i ka nxjerrë edhe thikën duke e kërcënuar me fjalët “Të pres fytin”.

Pas dhunës autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore “Skënder Halili”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco