Pas dhunës dhe kërcënimit me thikë, flet trajneri i Tiranës: Jam i tronditur...

Pas dhunës dhe kërcënimit me thikë, flet trajneri i Tiranës: Jam i tronditur...

11:14, 22/03/2018

Futbolli shqiptar është bërë sërish pjesë e një skandali.

Trajneri i ekipit të moshave të Tiranës U-17, Migen Memelli është goditur me grushte pas stërvitjes së mëngjesit nga prindi i një fëmije.

Menjëherë pas sulmit ka reaguar Memelli  i cili i frikësuar pohoi se nuk ka dëmtime fizike.

“Jam i tronditur nga sulmi nuk kam probleme fizike. Është e papranueshme të sulmohet një trajner”, ka thënë shkurtimisht ai në një prononcim për “News 24”.

Përveç dhunës fizike autori identifikohet si A.Ç., ka nxjerrë thikën dhe e ka kërcënuar me fjalët “Të pres fytin”.

Pas dhunës autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore “Skënder Halili”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco