A do jetë Neymar në Botëror? Përgjigjen e jep mjeku i Kombëtares së Brazilit

A do jetë Neymar në Botëror? Përgjigjen e jep mjeku i Kombëtares së Brazilit

22:40, 21/03/2018

Doktori i Kombëtares braziliane të futbollit ka treguar se Neymar ka pasur një përmirësim në dëmtimin që pësoi në ndeshjen kundër Olympique de Marseille, muajin e kaluar.

26-vjeçari theu kockën e metatarsalit më 25 shkurt dhe pati nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, si rrjedhojë ka nisur garën me kohën për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës 2018.

Rodrigo Lasmar pohon brazilianit iu duke sikur iu shemb bota në momentin që mori vesh se sezoni me PSG është mbyllur, por ai ka shanse të mëdha që të luajë në verën e ardhshme në Rusi.

“Neymar u trishtua jashtëzakonisht shumë kur mësoi se do të kishte nevojë për një operacion që të rikthehej në fushë”, tha Lasmar për “L’Equipe”.

“Në prag të një veprimtarie si është Kupa e Botës 2018, gjithmonë ka frikë në të tilla dëmtime. Momentet e para ishin shumë të vështira, por mendoj se tani Neymar ka forcën e duhur psikologjike për të përballuar situatën dhe për t’u kthyer sa më shpejt. Aktualisht kemi parashikuar gjashtë javë pushim absolut dhe në fund të prillit do të bëjmë një kontroll tjetër. Teorikisht lojtari do të rifillojë stërvitjen në javën e parë të majit dhe kjo duhet t’i jap mundësinë që të luajë për Brazilin në qershor”, theksoi doktori i “Selecaos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco