VIDEO/ Lojtarët e Kombëtares ‘shprehin talentin’ në këndim, do qeshni me lot duke i parë

VIDEO/ Lojtarët e Kombëtares ‘shprehin talentin’ në këndim, do qeshni me lot duke i parë

21:55, 21/03/2018

Pas përgatitjeve me dy seanca në ditë për ndeshjen miqësore të së hënës ndaj Norvegjisë, futbollistët e Kombëtares duket se kanë kohën e mjaftueshme edhe për tu argëtuar.

Edhe në këtë grumbullim, si në të gjitha herët e tjera, djemtë e Panuccit i janë përmbajtur traditës.

Futbollistët të cilët veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares duhet të këndojnë përpara shokëve të skuadrës një këngë.

Ky moment shkakton mjaft të qeshura dhe batuta në sallë. Kësaj here ishte radha e Abazajt, Likës, Gavazajt dhe Prengës.

Edhe pse talenti i tyre në muzikë lë për të dëshiruar, të katër futbollistët kanë zgjedhur këngë mjaft interesante për të kënduar.

Për më tepër ndiqni videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco