Biletat e derbit bëhen ‘mollë sherri’ mes drejtuesve të Milanit dhe Interit

Biletat e derbit bëhen ‘mollë sherri’ mes drejtuesve të Milanit dhe Interit

21:15, 21/03/2018

Në pritje të 4 prillit, kur do të luhet derbi në fushën e lojës, drejtuesit e Milanit dhe Interit vijojnë përplasjet në distancë.

Kështu, pas debatit mbi datën e zhvillimit të derbit, që u shty për shkak të vdekjes së Astorit, një tjetër çështje është bërë mollë sherri mes dy skuadrave.

Bëhet fjalë për rimbursimin e biletës së tifozëve, të cilët paguan për të parë ndeshjen më 4 mars, por që nuk munden të shkojnë në stadium më 4 prill.

Drejtuesit e Milanit kanë vendosur të mos rimbursojnë tifozët, por t’i kompemnsojnë me një kupon, që u jep mundësi atyre, të ndjekin një tjetër ndeshje të kuqezinjve, deri në fund të këtij sezoni.

Kjo ka sjellë reagime të shumta të tifozëve kuqezinj, të cilët janë ankuar në rrjetet sociale se kanë paguar për derbin dhe nuk mund t’ju kompensohet me një ndeshje çfarëdo.

Së fundi ka reaguar zyrtarisht edhe klubi zikaltër, duke theksuar se pret që Milani të bëjë kompensimin të paktën për tifozët e Interit, të cilëve nuk mund t’u ofrohet kompensim për të parë një tjetër ndeshje të kuqezinjve.

“Ne nuk mund t’u ofrojmë tifozëve tanë kupona për të parë ndeshjet e Milanit, pasi ata vijnë në stadium për Interin. Presim një tjetër vendim nga Milani për këtë çështje”, thuhej në komunikatën e klubit të Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco