Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

VIDEO/ Një vit nga debutimi me Kombëtaren, Strakosha kujton sfidën me Italinë

VIDEO/ Një vit nga debutimi me Kombëtaren, Strakosha kujton sfidën me Italinë

20:35, 21/03/2018

Thomas Strakosha po kalon një nga momentet më të bukura në karrierën e tij falë paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë vitin e fundit, si me ekipin Kombëtar ashtu edhe me klubin e Lazios.

Garadiani 23-vjeçar debutoi në muajin mars të vitit 2017, në duelin prestigjioz ndaj Italisë të luajtur në Palermo, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të “axurrëve”.

Edhe pse kuqezinjtë u mposhtën në atë sfidë, Strakosha dha “shkëndijat” e para, duke treguar se është një garanci për portën e Shqipërisë.

Nëpërmjet një video të postuar në “Instagram”, portieri ka zgjedhur të kujtojë debutimin e tij me fanellën kuqezi.

“Para një viti, emocionet e para me Kombëtaren”, shkruan Strakosha në videon e shpërndarë, me disa nga pritjet më të mira të tij, në ekipin Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco