Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Villareal apo Milan, rikthehet dilema për Carlos Baccën

Villareal apo Milan, rikthehet dilema për Carlos Baccën

20:12, 21/03/2018

Villareali ka njoftuar klubin e Milanit se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin Carlos Bacca, në verë, çka do të thotë se kolumbiani do të rikthehet sërish në Milano.

Shkak duket se është bërë çmimi i lartë i kartonit të tij, plot 18 milionë euro, që janë vërtetë shumë për një futbollist 32-vjeçar, i cili për më tepër, këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer.

Mbetet ende për t’u parë reagimi i kuqezinjve, të cilët mund t’u ofrojnë spanjollëve një çmim më të ulët, për të përfunduar shitjen e sulmuesit kolumbian, që nuk është më i mirëpritur në Milano.

Kjo sepse në rast rikthimi të Baccës, te kuqezinjtë do të bëheshin plot 4 sulmues me karakteristika të njëjta, Cutrone, Andres Silva, Kalinic dhe kolumbiani.

Për më tepër, prioriteti duket se është te dy të parët, që janë në moshë të re dhe po tregojnë formë mjaft të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco