Milani i vetmi klub i Serie A që bën gjestin jo normal pas vdekjes së Astorit

Milani i vetmi klub i Serie A që bën gjestin jo normal pas vdekjes së Astorit

19:52, 21/03/2018

Ndeshjet e datës 4 mars në Serie A u shtynë, pasi futbollisti i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta.

Edhe derbi Inter-Milan u shty, teksa u përcaktua data 4 prill për të luajtur takimin.

Teksa të gjitha ekipet e Serie A rimbursuan tifozët për biletat e ndeshjeve të 4 marsit, klubi i Milanit vendosi që të mos u kthejë paratë, duke kushtëzuar tifozët që të jenë në stadium për datën 4 prill.

Kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi te tifozët kuqezi, të cilët kanë dalë kundër kësaj politike të klubit.

Kujtojmë që pronarët e Milanit kanë patur probleme financiare me kompanitë e tyre në Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco