Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Frikësohet Juventusi, Dybala takohet me Simeonen. Gati transferta e bujshme?

Frikësohet Juventusi, Dybala takohet me Simeonen. Gati transferta e bujshme?

09:55, 21/03/2018

Udhëtimi i Paulo Dybala në Madrid po shkakton panik te Juventusi.

Mediat spanjolle së fundmi po raportojnë një takim ndërmjet Dybalasë dhe trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRI.net.

Sulmuesi i Juventusit nuk është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës për ndeshjet miqësore të marsit, prandaj edhe e ka kaluar një pjesë së kohës së lirë në qytetin spanjoll.

Sipas Radio MARCA Simeone dhe Dybala kanë darkuar së bashku ku kanë zhvilluar një bisedë për një transfertë të mundshme drejt Madridit.

Sulmuesi dhe trajneri i “Colchoneros” janë miq, por thashethemet nuk mungojnë pasi Dybala mund të konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Antoine Griezmann që me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës.

/ Syri.net / Oldi Mele /

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco