‘Salah nuk mund t’i rezistojë ofertës së Realit’, -Deklarata e bujshme vjen nga Anglia

‘Salah nuk mund t’i rezistojë ofertës së Realit’, -Deklarata e bujshme vjen nga Anglia

09:14, 21/03/2018

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright beson se Mohamed Salah nuk mund t’i rezistojë ofertës së mundshme të Realit.

Gjatë një interviste për ‘Sky Sports’, ai theksoi se largimi i Salah do të ishte një humbje akoma më e madhe sesa ajo e Coutinhos, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

"Kushdo që ka ardhur në Premier Ligë dhe ka shënuar këtë sasi golash, do të ishte në qendër të vëmendjes. Nëse Salah vijon me këtë formë të shkëlqyer atëherë Liverpooli do ta ketë vërtet problem për ta mbajtur. Egjiptiani nuk mund të vijojë ëndrrën në Angli nëse gjatë merkatos së verës troket Reali i Madridit në derën e Liverpoolit. Largimi i Salah do të ishte një humbje akoma më e madhe sesa ajo e Coutinhos”, tha ai.

Forma e pabesueshme e Salah ka tejkaluar rekordin e Fernando Torres prej 33 golave si debutues në Angli.

/ SYRI.net / Oldi Mele /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco