E diela vjen me 3 super sfida, Barcelona, Bayern dhe...

E diela vjen me 3 super sfida, Barcelona, Bayern dhe...

09:50, 18/03/2018

Sot do të zhvillon disa sfida në kampionatet më të mira evropiane, dhe disa sfida janë mjaft ë forta ku veçojnë nga të tjerat.

Ndonëse nuk janë përballje ‘gjigandësh’ por janë mjaft interesante.

Ndeshja e parë është ajo midis Barcelonës dhe Athletic Bilbao në orën 16:15, një ndeshje mjaft e bukur për tu parë edhe pse favoriti dihet.

Sfida e dytë është ajo midis Leipzig-Bayern Munich në 18:00. Vendasit janë shfaqur shumë të rrezikshëm në sezonin e fundit ku u renditën në vend të dytë por edhe këtë sezon e kanë nisur aty ku e lanë dhe janë në vendet e para të renditjes.

Bayern ndonëse nuk e ka fituar akoma zyrtarisht kampionatin në Gjermani, por janë 17 pikë larg Schalkes së vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 7 javë për të përfunduar kampionati (Bayern Ka 8 ndeshje) dhe mund të tolerojë duke parë që vendasit duan sërish pjesëmarrjen në Champions.

Dhe ndeshja tjetër është ajo midis Marseille dhe Lyon në Francë ku të dy ekipet janë në luftë për një vend në Champions, me PSG që ka marrë arratinë për titull kampion dhe Monacon e shkëputur në vendin e dytë.

Vendasve u mjafton edhe një barazim për të mos lejuar që Lyon të afrohet, diferenca midis tyre momentalisht është 5 pikë.

/Ariglon Pali/Syri.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco