Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Përfundon derbi më i zjarrtë i Europës, ja rezultati...

Përfundon derbi më i zjarrtë i Europës, ja rezultati...

19:05, 17/03/2018

Ka përfunduar në barazim pa gola derbi më i zjarrtë në Europë ndërmjet Fenerbahces dhe Galatasarayt.

Pjesa e parë ishte e balancuar me raste nga të dy skuadrat, ndërsa fraksioni i dytë i lojës foli më shumë për miqtë të cilët nuk arritën të shënonin.

Gomis shpërdoroi disa raste të pastra duke gabuar i vetëm përballë portierit Demirel. Ndërsa vlen të përmendim që Maicon ishte i pafat pasi goditi shtyllën gjatë një goditje të lirë.

Pas këtij barazimi, Galatasaray vazhdon të kryesojë Superligën e Turqisë me 54 pikë të grumbulluara, ndërsa Fenerbahces renditet e katërta me 48 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco